FOTO/ Kim akuzohet për përdorimin e fotoshopit tek vajza 4 vjeçe

 Kim Zolciak është një personalitet i njohur në Amerikë që është akuzuar për përdorimin e fotoshopit tek vajza e saj katër vjece.

Në një fotografi të publikuar në rrjete sociale, vogëlushja Kaia Biermann dukej sikur kishte hundën më të vogël dhe të pasmet më të ngritura.

Ndërkohë, një faqe tjetër solli imazhin real dhe atë të edituar. “Kjo është çmenduri. Kim Zociak Bierman editoi vajzën 4 vjece që ti bëjë të pasmet ti duken më të mëdha dhe hundën të duket më e vogël", shkruhej në përshkrim.

Imazhi tregon Kaia-n të me një bluze të kuqe dhe me xhinse të shkurtra, e cila qëndron përballë vëllait të saj binjak, Kane.

Kim nuk ka reaguar ende për këtë akuzë që i është bërë në rrjete sociale.