Milan harron të fitojë, zhgënjen edhe ndaj Empolit

Milan vazhdon të zhgënjejë.

Kuqezinjtë e Gattusos kaluan të parët në avantazh, por e humbën atë pasi nuk arritën që të ruajnë epërsinë minimale.

Pjesën e parë Milan e nisi shumë më mirë duke krijuar disa mundësi shënimi dhe kjo ju shpërblye në minutën e 10’ ku Lucas Biglia shënoi një gol të bukur.

Pas golit të epërsisë Milan i pati edhe disa mundësi shënimi por nuk ishin goditje të sakta në drejtim të portës.

Në pjesën e dytë Empoli fillon të kthjellohet dhe pas disa sulmeve arrin që të fitojë një penallti në minutën e 70, të cilën në gol e shndërron Caputo.

Pas golit Suso bëri dy goditje të mira në drejtim të portës por ishte portieri i Empolit ai i cili neutralizoi çdo goditje.

Pas këtij barazimi Milan vazhdon të jetë e 14 në tabelë me 6 pikë të grumbulluara.