‘Peshkatari’ Taulant Balla ‘mbytet’ nga dy pyetjet e gazetarit Basir Çollaku dhe kalon në fyerje

Vetëm dy pyetje të bëra kundrejt kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla nga gazetari investigativ Basir Çollaku, kanë mjaftuar që kreu id deputetëve socialistë “të mbytet” dhe të degjenerojë debatin duke ndezur atmosferën në studion e emisionit “Opinion”.

Çollaku i drejtoi dy pyetje deputetit socialist, duke i kërkuar informacion nëse ishte në dijeni se djali i deputetit ishte në kërkim dhe pyetja e dytë se pse nuk i keni kërkuar ministrit të Brendshëm sekuestrimin e kamerave në komisariatin e Fushë-Krujës.

Ky i fundit u shpreh se për punën e kamerave do të flasë Prokuroria, pasi nuk ka asnjë të drejtë t’i kërkoj ministrit sekuestrimin e kamerave.

Taulant Balla në mungesë të përgjigjeve e degjeneroi debatin duke fyer gazetarin.

“Të jesh i sigurt o fatkeq se këtë çështje do ta çojmë deri në fund. Më vjen keq për këtë ish-policin e shkretë që e kanë përdorur kaq keq”.

Kjo ndërhyrje e Ballës ka detyruar drejtuesin e emisionit Blendi Fevziu të ndërhyjë, duke i kërkuar të ketë kujdes me fyerjen ndaj gazetarëve në studio. Sipas Fevziut kjo është e papranueshme nga një politikan.

Nga ana tjetër, Çollaku i është drejtuar me emrin Peshkatar.