Policia parandalon një sulm terrorist në Holandë

Policia në Holandë ka arrestuar shtatë persona nën dyshimin se po planifikonin një sulm masiv terrorist me armë dhe eksplozivë.

Policia ka deklaruar se këta persona po mundoheshin të merrnin AK47, granata dore dhe materiale për krijimin e bombës, në mënyrë që të realizonin sulmin.

Këta meshkuj të moshave nga 21 deri në 34 vjeç përfunduan nën pranga të enjten.

Më parë ishin arrestuar edhe tre të dyshuar të tjerë, pasi ishin munduar të udhëtonin jashtë vendit për t’ju bashkuar militantëve.

Sipas prokurorisë, në qendër të këtij grupi është një 34 vjeçar me origjinë nga Iraku, i cili ishte dënuar në vitin 2017 pasi ishte munduar të udhëtojë për t’ju bashkuar Shtetit Islamik në luftime.