Bixhoz me dashurinë/ Om dhe Çulbul kërkojnë sekretin por i pret një rrezik, ja ç’do ndodhë nesër

Anika ndjen se diçka po shkon keq me Shivain dhe fjalët e tij. Shivai i rremë vendos të vërë planin në zbatim sapo të gjithë flenë. Ai shkon në dhomën e Pinkit dhe kërkon për një çelës. Pinki dëgjon një zhurmë dhe zgjohet.

Shivai i rremë fshihet. Pinki shkon të marrë ujë. Shivai i rremë merr çelësat nga çanta e saj por nuk e di cili prej tyre i duhet. Pinki kthehet dhe habitet kur sheh çantën e saj dhe çelësat. Ajo kontrollon se kush është në dhomë ndërkohë Shivai i rremë është fshehur.

Anika sheh se Shivai nuk ndodhet në dhomë dhe e kërkon. Pinki dëgjon zërin e saj dhe del nga dhoma. Shivai i rremë largohet dhe shkon në sallon. Anika dhe Pinki e pyesin ku ndodhej sepse kërkuan gjithandej për të.

Shivai i thotë se ndodhej në kuzhinë dhe po përgatiste një mëngjes special për ditën e nesërme. Shivai i habit të gjithë me të folurën e tij dhe Anika dyshon. Gjyshja i thotë Pinkit të mbajë në dhomen e saj 5 krorë bizhuteri që do ja japin Kaminit.

Ndërkohë Om dhe Çulbul marrin një video dhe në të shfaqet gruaja që panë në fotografi. Hetuesi i tregon që Zvetlana dhe kjo grua punonin bashkë. Ai i thotë Omit të takohen që t’i tregojë gjithçka. Om gëzohet që do zbulojnë sekretin e Zvetlanës dhe përqafon Çulbulin.

Om i thotë Çulbulit të gënjejë Zvetlanën nëse e pyet ku po shkojnë. Zvetlana i vendos një çip Çulbulit që të mësojë se ku po shkon me Omin. Ata nisen për tek vendi i takimit me hetuesin. Xhanvi i jep Texhit letrat e divorcit por ka një kusht.

Ajo i kërkon Texhit gjysmën e pasurisë dhe një shumë të madhe parash. Om dhe Çulbul arrijnë në vendin e takimit me hetuesin. Ata takohen me hetuesin. Om kërkon të dijë informacione për Zvetlanën. Hetuesi bie mbi ta i vdekur. Om dhe Çulbul tronditen./revistawho