FOTO/ Formacioni i Barcelonës ndaj Ath. Bilbaos, rikthehen dy ‘yje’

Pas humbjes në mesjavë, Barcelona do të tentojë të rikthehet te fitorja pasi në fundjavë do të luajë duelin e vështirë kundër Athletic Bilbaos.

Barcelona është mposhtur për herë të parë këtë sezon në La Liga nga Leganes dhe të shtunën  dëshiron t’ju rikthehet fitoreve.

Trajneri, Ernesto Valverde do të startojë me dy lojtarë titullarë pasi Luis Suarez dhe Jordi Alba ishin lënë pushim ndaj Leganes.