Zbulohet prapaskena/ Ish-agjenti i Icardit: E kërkoi Reali, por ai...

Ish-agjenti i sulmuesit të Interit, Mauro Icardi ka zbuluar se sa afër ishte ai për t’u bashkuar me Real Madridin.

Sulmuesi argjentinas tani menaxhohet nga gruaja e tij Wanda Nara, por në të kaluarën ka pasur një tjetër agjent.

Është ai Letterio Pino, i cili ka kujtuar disa nga prapaskenat Real Madrid - Icardi.

“Po, Real Madrid ka provuar ta transferojë Icardin”, ka thënë fillimisht Pino për Top Calcio 24.

“Në imagjinatën e tyre, ata mendonin se (Karim) Benzema do të largohej dhe prandaj kërkonte një lojtar, dhe mes tyre ishte Icardi”.

“Megjithatë, gjërat ishin shumë të vështira”.

“Në fund të fundit, ka pasur një ngërç nga Icardi, pasi ai dëshironte të qëndronte te Interi”, përfundoi ish-agjenti i kapitenit të Interit.

Së fundmi edhe gruaja e Icardit ka folur për dashurinë pa kushte të sulmuesit ndaj Nerazzurrëve.