Pogba te Juventusi? Ja çfarë thotë drejtori sportiv i ‘Zonjës së Vjetër’

Fabio Paratici ka zbuluar se nëse Juventusi e do transferimin e Paul Pogbas.

Drejtori sportiv i Juventusit ka thënë se ata nuk flasin për lojtarë që i takojnë skuadrave tjera.

“Paul Pogba është lojtar i Manchester United, prandaj nuk duam të flasim për një lojtar që i takon një skuadre tjera, me gjithë respektin”, ka thënë Paratici para gazetarëve.

Por, mediat italiane zbulojnë se ‘Zonja e Vjetër’ ka filluar negociatat me Mino Raiolan për ta transferuar francezin.