Zbulohet arsyeja përse Man.United dështoi për të transferuar Boatengun

Është zbuluar arsyeja se përse Jerome Boateng nuk kaloi te Manchester United.

Gjatë merkatos së verës Jose Mourinho e kishte kërkuar me ngulm transferimin e mbrojtësit gjerman, mirëpo operacioni dështoi keq.

Sipas mediave në Angli, ishte bordi i Manchester United, ata që nuk e lejuan që Boateng të kalonte në ‘Old Trafford’.

Pavarësisht preferencës së Mourinhos, bordi i klubit britanik vendosi mos transferojë Boatengun për shkak të moshës 30-vjeçare.

Mbrojtësi gjerman e dinte se Bayern Munich e kërkonte shitjen e tij, prandaj  ka dashur të largohet nga Gjermania drejt një tjetër destinacioni.