Ja djali i deputetit të PS-së që akuzohet për përdhunim, i dhënë pas armëve, si ilaç kishte hashashin

Oficerin i policisë Emiljano Nuhu dëshmoi dje se Xhisiela Maloku ishte dhunuar nga djali i deputetit të PS-së Rrahman Rraja, Rexhepi.

Ky i fundit nuk ka qenë një emër i panjohur për policinë pasi pak kohë më parë është shpallur në kërkim nën akuzën e armëmbajtjes pa leje, e megjithatë shëtiste ende i lirë.

Në profilin e rrjeteve sociale që Rexhepi ka fotografitë janë të vjetra, të fundit datojnë në vitin 2010, dhe duket se Rraja është treguar i kujdesur që të mos lërë gjurmë së fundi.

Që në vitin 2010 fotot që ka ndarë Rrahman Rraja kanë disa motive kryesore: armët dhe plumbat, makinat e shtrenjta, dhe kanabisin që e konsideron ilaç.

E megjithatë kjo se ka penguar të riun e rritur mes të mirave që të ketë një lidhje me një vajzë jetime e të pambrojtur, e cila së fundi është detyruar që të mbrojë integritetin e familjes së deputetit në disa dalje të dirigjuara në media. /Faxweb