Marcelo: Humbja me Sevillan më dhemb më shumë se dëmtimi që pësova

Marcelo ka pësuar një dëmtim në humbjen e Real Madridit ndaj Sevillas, por thotë se disfata është më e rëndë dhe se i dhemb më shumë.

Reali humbi me rezultatin e thellë 3-0 nga Sevilla në La Liga dhe për Marcelon kjo është mjaft negative.

“Unë pësova një goditje, por humbja më dhemb më shumë”, tha ylli brazilian.

Edhe Lopetegui konfirmoi dëmtimin e Marcelos dhe pritet të konfirmohet nëse do të mungojë apo do të rikthehet të luajë në ndeshjen e radhës së madrilenëve.