Përplaset nga makina, humb jeten 78 vjeçari në Berat

Një 78-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në Berat. 

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qendër të qytetit, pranë pedonales.

Viktima është Hatem Grëmshi, banues në lagjen Donika Kastrioti.

Ndërsa policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e mjetit tip Benz, Benard Capuni, 25-vjeç.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.