Zi para derbit/ Ndahet nga jeta tifozi i vogël i Partizanit. Lamtumirë Leo!

Një lajm i hidhur i ka prekur të gjithë mëngjesin e sotëm. Është ndarë nga jeta në mënyrë të parakohshme Leo Cara, tifozi i vogël i Partizanit.

Vogëlushi nuk ka mundur t’ia dalë të mposhtë sëmundjen e tij të rëndë nga e cila vuante prej kohësh.

Leo i vogël nuk mungonte asnjëherë në stadium sa herë që luante skuadra e tij e zemrës, Partizani, teksa vinte në stadium i shoqëruar nga babai i tij.

Derbin me Tiranën natyrisht që tifozi special i të kuqve do të dëshironte ta shihte në stadium, por fatkeqësisht sëmundja i mori jetën.

Ngushëllime për familjen kanë shprehur të gjithë ata që e njihnin tifozin e vogël. Lamtumirë Leo!.