Gerrard provon Grezdën në qendër, ja paraqitja e tij

Stivën Xherard duket se ka krijuar shumë besim te sulmuesi shqiptar Eros Grezda, duke qenë se e ka aktivizuar sot për thuajse një pjesë në takimin e ndaj Ajr, i vlefshëm për Kupën e Skocisë. Grezda u aktivizua në minutën e 50, ndërkohë që e vetmja shenjë që la në këtë takim, ishte një karton i verdhë i marrë në minutën e 73.

Rejnxhërsi arriti të shkatërronte Ajr-in me rezultatin e thellë 4-0, megjithëse asnjëri gol nuk kishte si protagonist shqiptarin, që në këtë takim Xherard e vendosi në qendër të sulmit, ndryshe nga herët e tjera, kur ai luan në krah.

Katiç në minutën e 16 dhe Midëllton në minutën e 31, ishin autorët e golave të shënuar nga Rejnxhërs në pjesën e parë, ndërkohë që Morelos në të 49 dhe sërish Midëllton në të 70-ën, i dhanë fitoren skuadrës së Grezdës.