VIDEO/ Barcelona në krizë, mposhtet nga modestët e Leganes

Barcelona ka zhgënjyer përsëri duke humbur pikë të rëndësishme në La Liga.

Këtë herë Leganes bëri të pamundurën pasi fitoi me përmbysje 2-1 përballë skuadrës së Leo Messit.

Pjesa e parë ishte shumë më e mirë për Barcelonën dhe ata kaluan shumë shpejt në avantazh me anë të një supergol nga Coutinho.

Gjatë kësaj pjese, Messi goditi shtyllën dhe Barcelona pati disa raste të mira për shënim por që nuk i shfrytëzoi siç duhet.

Me të filluar pjesa e dytë, Leganes barazon rezultatin.

Në minutën e 52’të shënon El Zhar, ndërsa pa kaluar një minutë vendasit shënuan edhe golin e dytë kësaj radhe me Oscar.

Pavarësisht sulmeve të pareshtura, Leganes arrin që ta administronte rezultatin duke i shkaktuar humbjen e parë skuadrës të Barcelonës.

Me këtë humbje, Barcelona provizorisht vazhdon të mbajë vendin e parë më 13 pikë, por Reali ka mundësinë e artë për të marrë kryesimin.