FOTO/ Ajola Xoxa nuk i ndahet Noizyt, edhe pse shtatzënë rri deri në 3 të mëngjesit me të edhe Ghali-n

Në ditët e fundit të shtatzënisë së saj, duket se nuk ka asnjë faktor pengues që ta ndalojë atë në planet dhe çështjet profesionale.

Ajola Xoxa, e cila do të bëhet për herë të parë mama e një djali, po dëshmon qartë pasionin e saj për regjinë bashkë me projektet e deri tanishme që kanë rezultuar të suksesshme.

Një i radhës, është ai i këngës "Parku i lojrave" që u promovua dje mes reperevë Noizy dhe Ghali, ku Ajola mban autorësinë e regjisë së këtij hiti të ri. Ka qenë vetë ajo që ka postuar një foto në instagram, duke ndarë me ndjekësit virtual një moment nga xhirimet dhe realizimi i klipi ku shkruan: "Ora 3 e mëngjesit, korrik 2018, pas përfundimit të xhirimeve për "Parku i lojrave" me Noizy dhe Ghali".

Me sa duket, nuk ka asgjë lodhëse që ta frenojë Ajolën në përfundimin e projekteve artistike muzikore, edhe pse countdown-i i ardhjes në jetë të fëmijës së saj të parë tashmë ka nisur...