Nuk është Reali, e zbulon lojtari spanjoll: Ramos që nga fëmijëria është tifoz i kësaj skuadre

Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos, që nga fëmijëria ka qenë dhe vazhdon të jetë një tifoz i Sevillas.

Kështu ka deklaruar sot futbollisti spanjoll i Sevillas, Jesus Navas, për gazetën spanjolle “Marca”.

“Sergio Ramos vazhdon të jetë me Sevilla-n, ai ka qenë që i vogël”, deklaroi fillimisht Navas

“Ai është rritur në ato lagje dhe është në dijeni të gjërave që ndodhin në klub, ai vazhdon të mbetet një tifoz i Sevillas”.

“Kemi përjetuar shumë momente të bukura së bashku në vitet e fundit. Jemi miq fëmijërie. Flasim shpesh me njëri-tjetrin, dhe patjetër që është diçka e veçantë të ndeshen ndaj tij”.

“Sa herë që luajmë brenda, zbresim në fushë për të fituar, nuk ka rëndësi se kush është kundërshtari”, shtoi ndër të tjera Jesus Navas.

Ndryshe, kujtojmë që sonte me fillim prej orës 22:00 zhvillohet ndeshja mes Sevillas dhe Real Madridit e vlefshme për javën e gjashtë në La Lig