Nesë UEFA vendos, Gjermania ose Turqia do të organzojnë Kampionatin Evropian

Nesër do të mësohet zyrtarisht vendi i cili do të pres Kupën e Evropës të viti 2024.

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s do të zgjedh nesër mes përvojës së Gjermanisë dhe risive të Turqisë për të organizuar këtë event madhështor.

Dy federatat respektive nesër e kanë mundësinë e fundit që t’i bindin votuesit me prezantimet dhe ofertat e tyre.

Zgjedhjet do të jenë pika e fundit në axhendën e Ekzekutivit dhe organizatori do të vendoset me shumicë të thjeshtë në një votim të fshehtë.

Gjermania në këtë event do të përfaqësohet nga Reinhard Grindel ndërsa Turqia pëerfaqësohet nga Servet Yardimci.

Gjermanët e kanë organizuar këtë event në vitin 1988 dhe dy herë Kupën e Botës (1974-2006)ndërsa Turqia nuk e ka organizuar asnjëherë edhe pse ka qenë kandidat në tri raste.