Bixhoz me dashurinë/ Zvetlana tenton të vrasë Çulbulin, si do shpëtojë ai, ja ç’do ndodhë nesër

Om e sheh Shivain të shqetësuar dhe kërkon që të tre të përqafohen. Shivai i rremë nuk e kupton ndjenjën vëllazërore që kanë Om dhe Rudra. Pinki thotë se kjo martesë nuk mund të bëhet pasi Kamini është përfituese.

Ajo tregon që Kamini i kërkoi 2 krorë bizhuteri që martesa të bëhet. Shivai thotë se duhet t’i japin por Pinki kundërshton. Gjyshja thotë le të vendosë Shivai pasi ai nuk i duron dot njerëzit përfitues. Shivai i rremë thotë se duhet të pranojnë kushtin e Kaminit.

Të gjithë habiten. Ai thotë se 2 krorë janë asgjë para lumturisë së Priankës. Madje Shivai i rremë vendos që Kaminit t’i jepen 5 krorë. Ai shkon në dhomë dhe sheh Anikën. Shivai i rremë vendos të mos flejë me Anikën pasi nuk është Shivai i vërtet.

Ai grindet me Anikën. Ajo vendos të flejë jashtë. Ndërkohë Zvetlana merr foton dhe arrin të largohet. Om shkon tek halla dhe i kërkon foton por ajo i thotë se ja dha nënës së Rameshit. Om i thotë se Rameshi nuk ka mama por jeton vetëm.

Zvetlana e gris foton dhe e përzien me qumësht. Ajo shkon tek Om me një kek dhe thotë se e ka përgatitur vetë. Zvetlana i jep kek edhe Çulbulit. Çulbul sheh një pjesë të fotos në kek dhe bën të flasë por Zvetlana e ndalon.

Natën ajo shkon tek Çulbul dhe i vendos thikën në fyt. Zvetlana kërcënon Çulbulin se do e vrasë sepse ai po ndihmon Omin. Çulbul i thotë se po e ndihmon Omin që të fitojë besimin e tij. Ai arrin të shpëtojë nga Zvetlana.

Çulbul bind Omin që të bëjë lutjen edhe pse ai nuk beson në Zot. Ai i thotë Omit se lutja e tij do pranohet dhe ai do e shohë këtë. Om thotë se dëshiron një provë nga Zvetlana por kush Zot do e ndihmojë për këtë.

Ai merr një telefonatë nga hetuesi. Hetuesi i thotë se ka një lajm të mirë ka mësuar një informacion për Zvetlanën dhe të shkuarën e saj./revistawho