Marinën nuk e lë Getoari të postojë FOTO plazhi? Ja detaji që e tregon

Marina Vjollca këtë sezon të ri televiziv, nuk është shfaqur në ekran me ndonjë projekt të ri. Ajo ndodhet me pushime jashtë Shqipërie së bashku me bashkëshortin e saj Getoarin.

Nga fotot e postuara në Instagram, duket që çifti ka zgjedhur destinacione ekzotike mjaft interesante. Por një detaj në këto fotografi u ka rënë në sy ndjekësve të moderatores. Në të gjitha fotot ku ajo shfaqet me bikini, vihet re që është përpjekur të mbulojë me emoji pjesët intime.

Nuk dihet pse Marina e ka marrë këtë vendim, ndërsa një nga arsyet mund të jetë edhe mos dëshira e Getit që bashkëshortja e tij të ekspozohet në rrjetet sociale. Kujtojmë që nuk është hera e parë që Getoari cilësohet si xheloz. Disa kohë më parë u tha se ai nuk kishte dëshirë që Marina të moderonte një emision sportiv.