VIDEO/ ‘Nuk do jesh kapiten!’, shikoni si reagon Pogba ndaj Mourinhos

Jose Mourinho dhe Paul Pogba kanë shkëmbyer përshëndetje të “ftohta” në seancën e sotme stërvitore pasi francezit iu konfirmua se ai nuk do të mbajë shiritin e kapitenit.

Trajneri i Manchester Unitedit i mohoi zërat për një mosmarrëveshje ndërmjet dy palëve, por pamjet e kapura nga Sky Sports dëshmojnë të kundërtën.

Fituesi i Kupës së Botës së fundmi ka kritikuar taktikat mbriojtëse të Mourinhos, duke thënë se skuadra duhet të sulmojë, ”sulmojë dhe vetëm sulmojë”.

Reporteri i Sky Sports, James Cooper ishte i pranishëm sot në seancën stërvitore të Man Unitedit në mëngjes dhe tha se beson që raportet mes dyshes janë në krizë.

“Një gjë është e qartë tani, dhe kjo është një gjë që ka ndryshuar në 24 orët e fundit. Situata tani është edhe më publike”, tha Cooper.