Gattuso jep lajmin e hidhur për tifozët e Milanit. Ja çfarë i ka ndodhur Higuainit

Trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso, ka bërë të ditur se sulmuesi Gonzalo Higuain ka një problem dhe mbetet në garë me kohën për rikuperim për ndeshjen e nesërme ndaj Empolit.

Higuain ka qenë futbollisti kryesor i kuqezinjve në javët e para në Serie A. Por, ai rrezikon të mungojë në ballafaqimin e radhës ndaj Empolit.

“Higuain ka patur një problem të vogël këto dy ditë. Ai do të bëjë një test nesër. Ka një problem në muskul të kofshës, do ta vlerësojmë nesër”, deklaroi Gattuso.