Caka: Para 5 muajsh u kërkua largimi i kreut të hipotekës Shkodër, por Ministrja Gjoni e refuzoi

Deputetja e Levizjes Socialiste për Integrim Silva Caka ka ragura pas arrestimit të një dite më parë në Shkoder të kreut të Hipotekes. Në një shenim në faqen e saj në facebook ajo shprehet se edhe para 5 muajsh i është kërkuar ministres së Dreësisë për të shkarkuar kreun e hipotekës së Shkodres por ajo ka refuzuar. “Mirëpo, Ministrja që tjetër bën e tjetër thotë, nuk ka pranuar t'a shkarkojë atë, duke e lejuar me ndërgjegje të plotë edhe për 5 muaj të tjerë zhvillimin e aktivitetit kriminal korruptiv të Kreut të ZVRPP Shkodër”.

Ja shenimi i plotë i deputetes në facebook:

Dje, Ministrja e Drejtësisë, ka mbajtur aktrim-fjalimin e radhës, gjatë të cilit ka falenderuar dhe përshëndetur arrestimin e Kreut të ZVRPP Shkodër, i akuzuar për korrupsion.

E meqënëse ka premtuar që në kuadër të të qenurit transparente me qytetarët, do të aktrojë sot përsëri me një përmbledhje javore të rezultateve të veprimtarisë antikorrupsion, do të doja t'i vija në ndihmë Ministres në misionin e saj "transaparent" me një fakt:

5 muaj më parë, konkretisht në prill të këtij viti, Kryeregjistruesi i ZQRPP-së, i ka drejtuar Ministres një kërkesë me shkrim; kërkesë konkrete për shkarkimin e kreut të ZVRPP Shkodër, kërkesë e cila është mbështetur edhe nga kreu i ALUIZNI-t, Z. Artan Lame.

Mirëpo, Ministrja që tjetër bën e tjetër thotë, nuk ka pranuar t'a shkarkojë atë, duke e lejuar me ndërgjegje të plotë edhe për 5 muaj të tjerë zhvillimin e aktivitetit kriminal korruptiv të Kreut të ZVRPP Shkodër.

Prandaj Ministrja bën mirë që sot falenderon Policinë e Shtetit për arrestimin e tij, se të ishte për Ministren, apo edhe për Kryeministrin, që arrestimin e Kreut të ZVRPP Shkodër na e shiti si histori suksesi, banakieri I konvertuar në drejtor rilindas, do vazhdonte i qetë e i paprekur aktivitetin e tij korruptiv, duke rrjepur xhepat e qytetarëve, për llogari të atyre që e emëruan në atë detyrë e që i mbronin edhe shpatullat, kur kundrejt tij kërkohej shkarkimi.

Policinë do të doja t'a falenderoja edhe unë për këtë aksion, por shpresoj shumë që të mos ua çojë Etilda dëm gjithë mundin e përpjekjen, duke ekstraduar edhe Kreun e ZVRPP Shkodër, siç bëri me Nezarin.