Edhe në Mal të Zi, kapen tre shqiptarë me 65 kg hashash

Policia e Malit të Zi ka arrestuar tre shtetas shqiptarë, të cilët u kapën me rreth 65 kilogramë marijuanë.

Në pranga janë vënë shtetasit I.K 24 vjeç dhe A.L 23 vjeç, të cilët akuzohen për veprën penale të prodhimit dhe tregtimit të lëndëve narkotike. Ndërsa shtetasi tjetër shqiptar E.B 29 vjeç u arrestuar pasi ka ndihmuar dy personat e tjerë për të monitoruar situatën dhe për t'i treguar rrugën e transportit të drogës, shkruan Vijesti.

Droga u dërgua në Qendrën e Mjekësisë Ligjore.

Ndërsa prokurori i shtetit në Podgoricë urdhëroi që të tre personat të arrestohen  dhe të ngrihet një padi penale për ta.