Basha, mesazh me video: Veting në politikë pa vonesë!

Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka përcjellë me video, mesazhin se “politikanët e lidhur me krimin duhet të largohen. Veting pa vonesë”.

Sikurse shihet, në video konsiderohen si mashtrime të gjitha pretendimet e Kryeministrit Edi Rama shfaqur me zë e figurë se "Shqipëria nuk është e mbjellë e gjitha me kanabis" ' - "Nuk ka në parlamentin e Shqipërië, njerëz që kanë probleme me ligjin" - "Nga ligji i dekriminalizimit kanë ikur në totalin e vet 5 veta" - "Te lidhja me krimin kundërshtoj qëllimin, instrumentin, kundërshtoj gjithë maskaradën ju kundërshtoj edhe juve".