Krasniqi publikon deklaraten e profesorit amerikan: Kosova e izoluar për shkak të Hashim Thaçit, lajm keq….

Ish kreu i Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi ka bërë publike për mediat në Prishtinë një prononcim të Profesorit dhe anëtari të lartë i Qendrës për Çështje Globale në Universitetin e New Yorkut, Alon Ben Meir ku ka komentuar vizitën që presidenti i Republikës së Kosovës , Hashim Thaçi, po e realizon gjatë këtyre ditëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në prag të Samitit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara.

Sipas tij, Thaçi mund të takohet me çdo kënd që është i rëndësishëm në SHBA, por të gjithë e dinë që ai është i korruptuar.

Presidenti i Kosovës mund të takohet me çdo kënd që e konsideron të rëndësishëm në SHBA, por të gjithë e dinë që ai është i korruptuar dhe nuk ka bërë progres në vendin e tij”, ka thënë Ben Meir,

Pas kësaj deklarate të Meir ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi përmes një postimi në rrjetet sociale e ka cilësuar si “një sihariq shumë të keq për Kosovën”.

“Ky lajm që e sollën mediet tona sot, nëse është i vërtete, është sihariq shumë i keq për Kosovën! Lexojeni, nëse nuk e keni lexuar!”, shkruan ai.

Profesori amerikan thotë se Republika e Kosovës ka mbetur e izoluar shkaku i Hashim Thaçit.
“Përkundrazi, Kosova ka mbetur e izoluar, dhe pa perspektivë shkaku i tij”, ka përfunduar ai.
Ben-Meir është një ekspert për politikat dhe çështjet e Lindjes së Mesme, i specializuar në negociatat ndërkombëtare dhe zgjidhjen e konflikteve. Gjatë dy dekadave të fundit, Ben-Meir është përfshirë drejtpërdrejt në negociatat për paqe ndërmjet Izraelit dhe Arabisë Saudite.