Kryeministri i Marokut i vërsulet Pacollit: Një zotëri nga Kosova m'u imponua në OKB

Maroku një shtet mysliman në Veri të Afrikës po mban një qëndrim të ashpër ndaj shtetit të Kosovës. Kryeministri i këtij vendi ka reaguar ne Twitter pas njoftimeve të Ministrit të Jashtëm Behgjet Pacollit se ka pasur me të biseda.

“Gjatë pushimit me delegacionin tim një zotëri nga Kosova na u imponua me prezencën e tij. Ne nuk kemi diskutuar marrëdhëniet bilaterale as vazhdimin e kontaktëve”, ka shkruar kryeministri Saadeddine Othmani në Twitter. “Pozita e Marokut është e njëjtë: Maroku nuk e njeh Kosovën dhe nuk ka marrëveshje me të”. /GazetaExpress