VIDEO/ Pacolli takon Trump gjatë asamblesë së OKB-së

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Behgjet Pacolli, gjatë asamblesë së OKB-së, ka takuar dhe presidentin e Shteteve të bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Ka qenë vetë Pacolli ai që ka ndarë lajmin për takimin mes tij dhe Donald Trump.

 “Kënaqësi të takohem përsëri me presidentin Trump”, ka shkruar shefi i diplomacisë kosovare në llogarinë e vet të Facebook-ut.

Pacolli nuk ka dhënë detaje të tjera rreth takimit mes tij dhe Trump.