Meta me presidentin e Argjentinës! Ja çfarë diskutuan

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka zhvilluar një takim ditën e sotme me homologun e tij argjentinas, Mauricio Macri.

Në takim dy presidentët kanë diskutuar për të ardhmen e marrëdhënieve dypalëshe mes Shqipërisë dhe Argjentinës.

Ndërkohë presidenti Meta ka uruar homologun e tij për reformat ekonomike që ka ndërmarrë.

Ja çfarë shkruan Meta:

Kënaqësi të takoja Presidentin e Argjentinës, Mauricio Macri. Diskutuam për të ardhmen e marrëdhënieve dypalëshe dhe i urova suksese në reformat ekonomike që ka ndërmarrë.???????? ????????