Prish kontratën me Chelsean, Fabregas pranë nënshkrimit me gjigantët italianë

Gjatë merkatos së verës Cesc Fabregas do të largohet nga Chelsea, pasi kontrata e tij skadon në vitin 2019 dhe lojtari nuk është i kënaqur me situatën e tij në Londër.

Edhe pse Roman Abramovich është një admirues i madh i ish-yllit të Barcelonës, shefi i Chelsea, Maurizio Sarri e sheh spanjollin si zëvendësues të Jorginho i cili menjëherë ka fituar një vend në formacionin bazë pas transferimit nga Napoli.

Sipas mediave italiane, lojtari është i lidhur me Milanin dhe klubi rossoner i ka siguruar atij një vend në formacionin bazë.

Drejtuesit e Milanit janë të vetëdijshëm për gjendjen e Fabregas dhe megjithëse Leonardo ende nuk ka bërë ndonjë kontakt të drejtpërdrejtë me lojtarin dhe rrethinën e tij, pritet që një gjë e tillë do të ndodhë javët e ardhshme.