Klopp befason: Kjo skuadër do fitojë titullin kampion në Premier League

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp beson se Chelsea po harrohet padrejtësisht kur diskutohet për fituesit e mundshëm të titullit të Premierligës.

Pas barazimit me rezultat 0-0 kundër West Hamit, ishte vet trajneri i Chelseat, Maurizio Sarri, i cili tha se klubi i tij është të paktën një vit larg të qenit pretendentë për ta fituar titullin e Premierligës dhe të garojnë kundër skuadrave si ajo e Jurgen Kloppit.

 “Unë e di se njerëzit po flasin për këtë gjë, që ose ne ose Manchester Cityt do ta fitojmë titullin në fund të sezonit, por ata po e harrojnë plotësisht Chelsean”, ka thënë Klopp.

“Kjo skuadër ka shumë përvojë. Ata e kanë fituar këtë titull më herët, 80 për qind e tyre e kanë fituar dy herë dhe ata e dinë se si funksionin Premierliga. Kanë një grup shumë të mirë, një skuadër vërtet të fuqishme”.

“Sarri ka bërë ndryshimin më të madh të stilit dhe taktikave për një periudhë të shkurtë kohore. Stili i lojës ka ndryshuara plotësisht, çfarë trajneri është!”

“Që në fillim të sezonit, ndikimi i tij ishte i vërejtshëm menjëherë. Ai e ka respektin tim. Futbolli i tij është shumë i mirë për t’u shikuar. Deri më tani, më duhet të them se ka bërë punë shumë të mirë”.

Skuadra e Kloppit do të përballet me atë të Sarrit dy herë këtë javë, pasi fillimisht do të ndeshen për League Cup të mërkurën, ndërsa të shtunën në Premierligë

. Ndeshja e parë do të mbahet në “Anfield”, ndërsa e dyta në “Stamford Bridge”.