Operohet nga apandesiti, Isco do të mungojë në disa super ndeshje të Realit

Sot është konfirmuar se Isco do të futet në operacion.

Për këtë arsye, ylli i Real Madridit do të mungojë për katër javë pasi do t’i nënshtrohet një operacioni nga apandesiti.

Mesfushori i talentuar, i cili ishte i lidhur me një lëvizje në Juventus disa vite më parë, do të mungojë në ndeshjet e Real Madrid kundër Sevillas dhe Atletico.

Isco pritet të rikuperohet në kohë për ndeshjen e kthimin të Ligës së Kampionëve kundër Romës në fund të nëntorit.

Në vend të tij do të aktivizohet mesfushori tjetër i talentuar, Marco Asensio, që shikohet si e ardhmja e madrilenëve.