Partizani dhe Tirana në avantazh, ja rezultatet në Kupën e Shqipërisë

Janë duke u luajtur 2 sfidat e kthimit të Kupës së Shqipërisë.

Në Grupin A, Partizani po fiton minimalisht 1-0 përballë Tërbunit ndërsa autori i golit të vetëm është Çinari 16’.

Kujtojmë që ndeshjen e parë në Pukë të “kuqtë” e fituan me rezultatin 1-0.

Ndërsa në sfidën tjetër Tirana po fiton 2-0 përballë Ilirisë.