Zbulohet një bazë prostitucioni e maskuar si Qendër Estetike. detajet nga policia

Aktualisht policia e kryeqytetit është duke kryer një operacion në kryeqytet, pas informacioneve se në një qendër estetike ushtrohet prostitucion. Sipas informacioneve policia ka bllokuar ambientet dhe punonjësit.

Ja njoftimi i plotë i policisë

Tiranë - Finalizohet pas 7 muajsh hetimi, operacioni policor i koduar “Extra Service”.

Në pranga 3 administratore qendrash masazhi për veprat penale të “Shfrytëzim Prostitucioni” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”, si dhe 1 u shpall në kërkim.

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, pas një pune hetimore 7-mujore, finalizuan operacionin policor të koduar “Extra Service” në kuadër të të cilit u bë arrestimi i shtetasve:

- H. D., 33 vjeç, banues në Tiranë  

- A. M., 28 vjeçe, banuese në Tiranë  

- L. Q., 34 vjeçe, banuese në Tiranë

 si dhe është shpallur në kërkim shtetasi M.M., 43 vjeç, banues në Tiranë

Ambientet e qendrave të masazhit qe administronin, ata i vendosnin në dispozicion për të ushtruar prostitucion, vajzat e punësuara në to. Gjithashtu janë proceduar në gjendje të lirë 7 punonjëse në këto qendra, për ushtrim prostitucioni.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale DVR, kamera vëzhguese, aparate celulare dhe 4 ambjente ku ushtrohej ky aktivitet. Materialet do t'i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të metejshme.