Thaçi i kërkon Organizatës së Bashkëpunimit Islamik, mbështetje për njohjen e Kosovës

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka njoftuar për një takim me rëndësi që ka zhvilluar sot në Nju Jork. Thashi shkruan në Fb: "I shoqëruar nga kryeministri Ramush Haradinaj dhe zëvendëskryeministri i parë Behgjet Pacolli, gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, në Nju Jork, pata një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OBI), Yousef bin Ahmad Al-Othaimeen, me të cilin biseduam për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe 57 shteteve anëtare të kësaj organizate. Kërkova nga sekretari Al-Othaimeen vazhdimin e mbështetjes së OBI-t për rritjen e numrit të njohjeve të shtetit tonë, për procesin e anëtarësimit të Kosovës në Interpol dhe organizata të tjera ndërkombëtare."