Së shpejti aktorja e njohur e Hollwood-it shkon në altar, për herë të dytë

Mbas disa muajsh zhurme dhe thashethemeve në lidhje me aktoren e njohur të Hollwood-it  Gwyneth Paltrow do të martohet më në fund me regjisorin Brad Falchuk.

Mediat amerikane njoftuan se data e martesës do te jetë 29 Shtatori.

Këtë e ka bërë të ditur vetë aktorja para miqve e të afërmeve të tyre në një festë të organizur nga vetë çifti në shtëpinë e tyre në Hamptons.

Kjo është martesa e dytë për aktoren pasi ajo në fillim ka qënë e martuar me këngëtarin  Chris Martin në 2003.

Do të jetë një festë familjare, pa festime të veçanta, sepse Paltrow pranon: “Unë jam shumë e vjetër për të pasur një martesë të madhe me veshje të mrekullueshme të bardhë dhe gjithçka tjetër, fëmijët e mi janë shumë të ngazëllyer për këtë ngjarje”.