VIDEO/ Pamje të dhimbshme, gruas së moshuar i vjedhin portofolin, më pas ...

Ky është momenti i tmerrshëm kur një çift vjedh portofilin e një gruaje të moshuar.

Policia është vënë në kërkim të çiftit që përfituan nga 86-vjeçarja në një zyrë postare në Leicestershire, Angli, në orën 10 të mëngjesit më 1 Shtator.

Kamerat e sigurisë tregojnë një grua e cila fut duart në çantën e të moshuarës, ndërsa bashkëpunëtori i saj mashkull shtiret sikur po sheh kartolinat në dyqan.

Sipas Daily Mail, sekonda më vonë, e moshuara kupton që nuk e ka portofolin dhe lajmëron një anëtar të stafit i cili u përpoq të ndalonte hajdutët që të iknin.

Por çifti arrit të largohej dhe u ndihmua nga një person i tretë që po i priste në një makinë.

Pak çaste më vonë, gruaja pësoi një sulm në zemër dhe u dërgua me urgjencë në spital ku kaloi një javë duke u rikuperuar.

Një 23 vjeçar nga Birmingham është ndaluar në lidhje me incidentin, por po hetohet në gjendje të lirë. /tvklan