U gjend me doping, kërkohet 1 vit pezullim për Rossin

Një histori dopingu është përfshirë në karrierën e Giuseppe Rossit, sulmuesit të konsideruar prej kohësh si shpresa e futbollit italian, i cili mbeti prapa nga një seri dëmtimesh të rënda.

Lojtari u gjet pozitiv për një substancë “të specifikuar”, e cila lejohet nga rregullorja vetëm në një rast, që nuk është ky i Rossit.

Ky i fundit nuk ka dhënë shpjegime bindëse pse e ka përdorur. Testi u krye në fund të sezonit të kaluar dhe për sulmuesin është kërkuar një vit pezullim, pasi rezultoi pozitiv.

Ndeshja në të cilën është kryer testimi antidoping është Benevento-Genoa, që u luajt më 12 maj dhe përfundoi 1-0.

Rossi, i marrë dy herë në testim antidoping nga “Nado Italia” në kohën kur ishte lojtar i Geonas, aktualisht është pa kontratë.