‘Korrigjimi i kufijve’, kryetari i Bujanovcit: Tirana të ketë qëndrim të qartë, çfarë i kemi kërkuar Thaçit

Kryetari i Komunës së Bujanovcit Shaip Kamberi ka folur për çështjen e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë dhe idesë së presidentit të Kosovës Hashim Thaçi për korrigjimin e kufijve që sipas tij do të çojë në bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën.

Kamberi deklaroi se Lugina e Preshevës e mbështet idenë e Thaçit për bashkim me Kosovën sepse ky është vullneti i saj por sipas tij do të jetë Kosova ajo që do të përgatisë nje dokument ku do të paraqesë kërkesat e saj për Serbinë dhe të njëjtën gjë do ta bëjë sigurisht edhe Serbia. Më pas duhet të vlerësohet dhe të dilet në konkluzione nëse një marrëveshje e tillë mund të pranohet.

“Mbështesim qëndrimin e Hashim thaçit, por kemi vijat e kuqe, në ditët në vijim do të kemi takime të tjera. Kosova duhet t’i përcaktojë nën një dokument kërkesat e saj”, tha Kamberi.

Sipas tij Tirana duhet të ketë një qëndrim të qartë për këtë çështje pasi mund ta ndihmojë procesin, duke shtuar se ky qëndrim të vijë pas referendumit në Maqedoni, ku sipas tij nëse votohet për ndryshimin e emrit, i hapet rruga për në NATO dhe BE maqedonisë, duke eliminuar kështu efektin domino.

“Thaçi e ka shprehur qëndrimin e tij që do ta shtrojë katë temë por mungon konsensusi politik në Prishtinë por duhet edhe konsensus në Tiranë. Presim që Tirana të ketë një qëndrim të qartë pasi besjo se Tirana vetëm mund ta ndihmojë këtë proces. Shqipëria është anëtare e mekanizmave ndërkombëtarë, në OKB, NATO e tjerë, ka më ndikim se Kosova, por ky qëndrim mund të pritet pas referendumit në Maqedoni që nëse votohet pro I hapet rruga Maqedonisë për në NATO dhe BE dhe eliminon efektin domino të bashkangjitjes së Luginës së Preshëvës me Kosovën.

“Unë e shikoj një mudnësi që duhet të arrihet në Bruksel, ne këtë proces duhet të jepet garanci për eliminimin e efektit domino”, shtoi ai.

Nga ana tjetër, Kamberi deklaroi se Thaçi duhet të sqarojë më tepër idenë e tij për “korrigjimin e kufijve” pasi ka konfuzion dhe mungon konsensusi I partive politike. Në ditët në vijim do ketë më shumë qartësi, sipas tij.

“Presidenti do ta sqarojë këtë ide se mungon kohezioni në Prishtinë. Kjo iniciativë ka sjellë dhe e ka nxitë temën e luginës së Preshevës në nivelet më të larta, por duhet të arrihet një consensus politik”.

I pyetur nga gazetarja Armela Ferko për artikullin e të përditshmes “Le Monde” ku paraqiste hartën e Kosovës në rastin që shkëmbimi i territoreve realizohej dhe ku pasuritë më të mëdha të Kosovës I kalonin Serbisë, kryetari i komunës së Bujanovcit u shpreh se këto ide janë fashiste. Siaps tij këtio janë asetë të rëndësishme ekonomike të Kosovës dhe këtë gjë Kosova duhet ta ketë parasush kur të bisedojë me Serbinë.

“Opsioni i luginës duhet të çohet përpara por Kosova duhet të ketë parasysh  tërësinë teritoriale, ne shprehim qëndrimin tonë për bashkimin me Kosovën por Kosova duhet të vlerësojë alternativat se cila është më e mire. Këto asete ekonomike kanë një peshë të rëndësishme, Kosova duhet të vlerësojë”, .

Sipas tij teza e shkëmbimit të territoreve në këtë rast nuk është serbe pasi ndryshe nga më parë, tani në mes është Luginë e Preshevës, ndërsa teza serbe parashikonte që vetëm Serbia të ishte ajo që do të merrte territory nga Kosova duke mos dhënë asgjë. Ai theksoi se Thaçit I është kërkuar që të bisedojë në tërësi për Luginën e Preshevës dhe jo të ndahet.

“Teza serbe është jo duke iu bashkuar Lugina e Preshevës Kosovës, opsioni ka qenë që veriu t’i bashkohet Serbisë por jo që lugina t’i bashkohet Kosovës. I kemi kërkuar presidentit të Kosovës që të që të bisedohet në tërësi për Luginën e Preshevës.

Kamberi tha për ‘Fax News’ se kjo marrëveshje për miratimine SHBA-ve nuk bëhet.