'Erasmus+', studentët e UT ftohen të aplikojnë për bursë në Gjermani, ja detajet

Hapet thirrja për bursa për studentët dhe stafin akademik të Universitetit të Tiranës në kuadër të Programit Erasmus + në Universitetin e Humboldt-Universität zu Berlin, në Gjermani.

Në kuadër të programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët dhe stafin akademik të Universitetit të Tiranës në Universitetin e Humboldt-Universität zu Berlin, në Gjermani, për semestrin e dytë të vitit akademik 2018-2019.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:
- Shkëmbimin e studentëve për studime;
- Shkëmbimin e stafit akademik për mësimdhënie;
- Shkëmbimin e stafit akademik për trajnim;
Nivelet e mobilitetit për studentët:
- Bachelor;
- Master;
- Doktoraturë;
Kohëzgjatja e bursave:
- Mobiliteti i studentëve për studime (5 muaj);
- Mobiliteti i stafit akademik për mësimdhënie (5 ditë);
- Mobiliteti i stafit akademik për trajnim (5 ditë);
Fushat e studimit:
- Gjuhë Shqipe;
- Shkenca Humane (gjuhë gjermane niveli B2);
- Gjuhë të Huaja dhe Shkenca Filologjike (gjuhë gjermane niveli B2);
- Histori (gjuhë gjermane niveli B2);
- Arkeologji dhe trashëgimi kulturore(gjuhë gjermane niveli B2);
* Për studentët e Gjuhës Shqipe dhe Gjuhëve Sllavo-Ballkanike, lëndët që ofrohen janë:
Historical Linguistics 
Individual Topics: Old Church Slavonic; South Slavnoic Redactions of Church Slavonic; Vernacular Emancipation from Church Slavonic since 17th century
Sociolinguistics 
Individual Topics: Variationist linguistics; Gender linguistics; Contact linguistics; Sociolinguistics and dialectology 
Text & Discourse 
Individual Topics: Discourse, ethnicity and nationalism Language and identity; Critical Discourse Analysis in the (post)Yugoslav context 
Syntax 
Individual Topics: Linguistic Theories; Comparative Syntax; Research Methods in Syntax (Includes training in syntactic annotation and syntactic corpus analysis) 
Morphology 
Individual Topics: Comparative Morphology, Research Methods in Morphology (Includes training in morphological annotation and morphological corpus analysis) 
Semantics 
Individual Topics: Lexicology, Semantic Theories, Research Methods in Semantics (Includes training in semantic annotation, analysis of collocations, semantic analysis with corpora)
Bursat përfshijnë: 
- Kompensimin mujor për studentët (850 EUR në muaj);
- Kompensimin ditor për stafin (160 EUR në ditë);
- Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

Për të përcaktuar distancën ju lutemi referohuni në këtë link:
http://ec.europa.eu/programm…/erasmus-plus/…/distance_en.htm
Për më shumë informacion për procedurat e aplikimit referohuni linkut:
https://www.international.hu-berlin.de/…/…/erasmus-worldwide
Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.
Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Bachelor:
-CV (në gjuhën angelze);
-Kopje e Pasaportës;
-Vërtetim studenti;
- Dokumenti i aplikimit që mund ta shkarkoni në adresën https://www.slawistik.hu-berlin.de/…/e-app…/at_download/file
-Listë notash (në shqip si dhe e përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);
-Letër Motivimi (në gjuhën angleze);
-Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht ose Gjermanisht niveli B2, në varësi të gjuhës në të cilën zhvillohet programi i studimit); ose në mungesë të saj plotësoni dokumentin Language Assessment Sheet. Për t’a shkarkuar këtë dokument vizitoni:
https://www.slawistik.hu-berlin.de/…/e-lan…/at_download/file
-Learning Agreement*
* Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihen në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.
 

KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në universitetin pritës lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e dytë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ata që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin e dytë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës. Ju mund të shkoni në universitetin pritës edhe për të bërë hulumtime dhe për të shkruar tezën tuaj të Bachelor. Kini parasysh që teza mbrohet në UT.
Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe në fund në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +, Z. Elton Skendaj.
Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën: http://www.unitir.edu.al/imag…/Bursat/Learning_Agreement.pdf

Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Master:
-CV (në gjuhën angleze);
-Kopje e Pasaportës;
-Vërtetim studenti (në shqip si dhe e përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);
- Dokumenti i aplikimit që mund ta shkarkoni në adresën https://www.slawistik.hu-berlin.de/…/e-app…/at_download/file
- Dipolma e Bachelor;
- Listë notash bachelor (në shqip si dhe e përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);
- Listë notash master (në shqip si dhe e përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);
-Letër Motivimi (në gjuhën angleze);
-Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht ose Gjermanisht niveli B2, në varësi të gjuhës në të cilën zhvillohet programi i studimit); ose në mungesë të saj plotësoni dokumentin Language Assessment Sheet. Për t’a shkarkuar këtë dokument vizitoni:
https://www.slawistik.hu-berlin.de/…/e-lan…/at_download/file
-Learning Agreement*
* Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihen në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.
 

KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në universitetin pritës lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e dytë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ata që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin e dytë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës. Ju mund të shkoni në universitetin pritës edhe për të bërë hulumtime dhe për të shkruar tezën tuaj të Masterit. Kini parasysh që teza mbrohet në UT.
Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe në fund në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +, Z. Elton Skendaj.
Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën: http://www.unitir.edu.al/imag…/Bursat/Learning_Agreement.pdf

Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Doktoraturë:
-CV (në gjuhën angleze);
-Kopje e Pasaportës;
-Vërtetim studenti (në shqip si dhe e përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);
- Dokumenti i aplikimit që mund ta shkarkoni në adresën https://www.slawistik.hu-berlin.de/…/e-app…/at_download/file
- Diploma Bachelor;
- Listë notash bachelor (në shqip si dhe e përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);
- Diploma Master;
- Listë notash master (në shqip si dhe e përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);
-Letër Motivimi (në gjuhën angleze);
-Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht ose Gjermanisht niveli B2, në varësi të gjuhës në të cilën zhvillohet programi i studimit); ose në mungesë të saj plotësoni dokumentin Language Assessment Sheet. Për t’a shkarkuar këtë dokument vizitoni:
https://www.slawistik.hu-berlin.de/…/e-lan…/at_download/file
- Përshkrim të projektit PhD dhe plan të punës për periudhën shkencore të studimeve;
- Letër paraprake pranimi nga një supervizor në universitetin pritës;
- Letër rekomandimi nga udhëheqësi i Doktoraturës në UT;
- Learning Agreement*
* Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihen në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.
 

KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në universitetin pritës lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e dytë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ata që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin e dytë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës. Ju mund të shkoni në universitetin pritës edhe për të bërë hulumtime dhe për të shkruar dizertacionin tuaj. Kini parasysh që dizertacioni mbrohet në UT.
Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe në fund në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +, Z. Elton Skendaj.
Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën: http://www.unitir.edu.al/imag…/Bursat/Learning_Agreement.pdf
Dokumentet e nevojshme për aplikim për stafin akademik për mësimdhënie: 
- CV+ Lista e publikimeve (në gjuhën angleze);
- Kopje e Pasaportës;
- Letër motivimi (në gjuhën angleze);
- Vërtetim Punësimi (në gjuhën shqipe);
- Certifikata e gjuhës së huaj që vërteton njohuritë e gjuhës angleze/gjermane në nivelin B2;
- Plani i mobilitetit për trajnim*;

*Për të shkarkuar formatin e Planit te Mobilitetit klikoni në adresën: http://www.unitir.edu.al/…/Bursat/Teaching_Mobility_Plan.pdf

* Plani i mobilitetit firmoset nga Aplikanti dhe nga Koordiantori Institucional i Erasmus+ Z. Elton Skendaj.
**Anëtarët e stafit akademit që nuk janë pjesë e CoLABnet (hu-berlin.de/colabnet), duhet të kenë letër-ftese nga një koleg i tyre në Universitetin e Humboldt.
Dokumentet e nevojshme për aplikim për stafin akademik për trajnim: 
- CV+ Lista e publikimeve (në gjuhën angleze);
- Kopje e Pasaportës;
- Letër motivimi (në gjuhën angleze);
- Vërtetim Punësimi (në gjuhën shqipe);
- Certifikata e gjuhës së huaj që vërteton njohuritë e gjuhës angleze/gjermane në nivelin B2;
- Plani i mobilitetit për trajnim*;

*Për të shkarkuar formatin e Planit te Mobilitetit klikoni në adresën: http://unitir.edu.al/imag…/Bursat/Training_Mobility_Plan.pdf

* Plani i mobilitetit firmoset nga Aplikanti dhe nga Koordiantori Institucional i Erasmus+ Z. Elton Skendaj.
**Anëtarët e stafit akademit që nuk janë pjesë e CoLABne (hu-berlin.de/colabnet), duhet të kenë letër-ftese nga një koleg i tyre në Universitetin e Humboldt.
Afati për aplikime: 24 tetor 2018
Dokumentat duhen dorzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Drejtoria e Marrëdhënieve me Jashtë dhe Studentët, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë si edhe të skanuara në adresën iro@unitir.edu.al
Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në Sektorin për Marrëdhëniet me Jashtë në UT në adresën: iro@unitir.edu.al ose të vizitoni:
https://www.slawistik.hu-berlin.de/…/c…/erasmus/era-students 
Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!