FOTO/ Digjet lokali i njohur në qendër të Prishtinës

Mbrëmë rreth orës 02:00 një nga lokalet e njohur në  Prishtinë, në rrugën ‘Rexhep Luci” është përfshirë nga flakët. Bëhet fjalë për lokalin “Strip Depot”, i cili mësohet të jetë djegur në masë të konsiderueshme.

Sipas policëve në vendin e ngjarjes, ka dyshime se zjarri ka ardhur nga kuzhina e lokalit. Sidoqoftë, Policia akoma po qëndron në vend të ngjarjes, dhe ka bllokuar një pjesë të trotuarit në rrugën e Kinos ABC.