Pas këngës dhe aktrimit, Nertila Koka vjen si përkthyese, zbulohen detaje nga libri i ri

Në festivalet e këngës dikur, ajo "zaptonte" skenën me vokalin e saj potent dhe me stilin artistik me të cilin prezantohej përpara spektatorëve në pallatin e koncerteve, por edhe në daljet e saj publike. Por, prej kohësh jemi të vetëdijshëm se zëri i saj i mungon skenave tona, po aq as edhe prezenca e saj si artiste në evente apo organizimeve të ndryshme artistike.

Sepse Nertila Koka prej disa vitesh jeton larg Shqipërisë, por shpesh synon të jetë prezente këtu me të gjitha kontributet e saj përmes profilit dhe gjuhës prej artisteje. Këtë herë, nuk bëhet fjalë për këngën as për aktrimin, Nertila këtë herë vjen përmes magjisë dhe fuqisë së fjalës. Ka vendosur të jetë përkthyesja e një libri të një gazetareje mjaft të njohur suedeze.

Vetëm pas pak ditësh, libri me përkthyese Nertila Kokën do të jetë në çdo pikë shitje këtu në kryeqytet, në versionin e tij shqip.

Për të gjithë admiruesit e artistes, pas këngës dhe aktrimit, këtë herë është radha e fjalës dhe me siguri që ajo do të na surprizojë sërish!