Reagon Bale, ja çfarë thotë disa minuta pas triumfit të Modric

Pas më shumë se një dekad, Modric ka thyer ecurinë pozitive të Messit dhe Ronaldos pasi mbrëmjen e sotme FIFA e shpalli lojtarin më të mirë të vitit.

Menjëherë pas çmimit, Gareth Bale reagoi në rrjetet sociale duke uruar shokun e skuadrës.

“Urime mikut tim! Një lojtar i pabesueshëm dhe një sezon i pabesueshëm @ lukamodric10”, shkroi uellsiani në Instagram.

Modric u shpall lojtari më i mirë i sezonit të kaluar në Champions League, kroati e mposht sërish portugezin, tashmë edhe në Çmimin e lojtarit më të mirë të vitit, dhënë nga FIFA.