Hazard bën surprizën, zbulon votën e tij për lojtarin më të mirë në botë

Eden Hazard ka mbërritur në ceremoninë ‘The Best’ të organizuar nga FIFA, për të shpërblyer më të mirët në futboll.

Hazard ka zbuluar se ka votuar për Modricin, por do të dëshironte që këtë çmim ta fitonte miku i tij, Mohamed Salah.

“Unë kam votuar për Modricin, por për mua Mohamed Salah është miku im, dhe do të doja ta fitonte”, ka deklaruar Hazard.

Kujtojmë që në garë për futbollistin e vitit janë Luka Modric, Mohamed Salah dhe Cristiano Ronaldo.