Hera e 8-të radhazi, Ramos qendërmbrojtësi më i mirë në botë

Për sezonin e tetë radhazi, kapiteni i Real Madridit dhe i Spanjës, Sergio Ramos do të jetë prezent në ceremoninë e FIFA-s për çmimin, “The Best”.

Të gjithë fituesit e çmimeve më elitare në futboll do të zbulohen në mbrëmjen e sotme në Londër.

Ramos është zgjedhur në 11-shen më të mirë të vitit nëntë herë, pra ka qenë prezent në këtë ceremoni që nga viti 2011.

Në vitin 2008, ai ishte zgjedhur përkrah Gerard Piques, por në dy sezonet vijuese ai mungoi shkaku i rënies së formës.

Ramos ka vend më shumë se të gjithë në këtë formacion për shkak të stilit të tij të lojës.

Mbrojtësi tani ka 19 tituj të fituar, përfshirë edhe dy tituj të Kampionatit Botëror dhe një Kampionat Botëror me Spanjën.

Që prej largimit nga Sevilla, Ramos ka luajtur  571 ndeshje në 14 vite për Real Madridin dhe në 158 për Spanjën.

Aventura e tij me Spanjën filloi me Luis Aragones në postin e trajnerit, i cili u pasua nga Vincente Del Bosuque, Julen Lopetegui, Fernando Hierro dhe Luis Enrique.

Me prezencën e tij në FIFPro XI, Ramos barazon Andres Iniestan me më së shumti paraqitje në këtë ceremoni.

Iker Casillas është i treti në këtë listë, ku është zgjedhur pesë herë radhazi.