Lojtari më i mirë/ ‘Marca’ zbulon fituesin e këtij çmimi nga FIFA

Sot, në orën 20:00, në Londër do të zhvillohet ceremonia e FIFA-s ku do të jepet çmimi “The Best” për futbollistin më të mirë të vitit.

Cristiano Ronaldon nuk do të udhëtojë drejt kryeqytetit britanik dhe në këtë mënyrë nuk do të marrë pjesë në këtë mbrëmje gala.

Ndryshe nga hera e fundit kur mungoi në mbrëmjen e ndarjes së çmimeve të UEFA-s në Monaco, këtë herë Ronaldo i ka njoftuar organizatorët për mungesën e tij.

Megjithatë, e përditshmja spanjolle “Marca” pohon se Modric, ashtu si në gusht, edhe këtë herë do ta fitojë çmimin lojtari i vitit i FIFA-s, para Ronaldos.

“Marca” madje pohon se presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, do të jetë prezent për të bërë fotografi me lojtarët e tij dhe për ta parë Modricin duke e fituar çmimin kryesor.