Ronaldo dhe Messi do të zgjedhin lojtarët më të talentuar në botë

Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi do të jenë pjesë e jurisë e cila do të shpall fituesin e Topit të Artë për lojtarët më të mirë nën moshën 21 vjeçare.

Revista franceze ‘France Football’ ka vendosur të organizojë një ceremoni të re në futboll të quajtur Trofeu Kopa, e që do t’iu dhurohet lojtarëve më të mirë të ri në botë.

Pjesë e jurisë që do të dhuroi këtë trofe, do të jenë edhe Cristiano Ronaldo me Lionel Messin, e po ashtu edhe fitues të tjerë të Topit të Artë, si Zinedine Zidane, Ronaldonho e Boby Charlton.

Ky çmim mban emrin e fituesit të Topit të Artë, Raymond Kopa i cili vdiq vitin e kaluar.