Francezët zbulojnë tradhtinë e Thaçit/ Le Monde: Ja si e fal ‘Veriun’ dhe ndan ‘Luginën’

Ajo që bie në sy sipas kësaj harte është fakti se Serbia nuk heq dorë nga asnjë prej interesave të saj ekonomike.

Asaj i mbeten edhe liqeni i Ujmanit (shkruar në hartë lart me emrin Gazivoda mes Mitrovicës dhe Zubin Potokut) edhe miniera e Trepçës që është në tokë shqiptare (në hartë në të djathtë të Mitrovicës) por edhe autostrada dhe hekurudha Beograd-Shkup që kalon përmes luginës së Preshevës (hartë dy vijat jeshile në të djathtë të Bujanovcit)

Në hartë janë theksuar katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, për të cilat thuhet se janë ‘jashtë kontrollit, nuk janë të rregulluara me ligj dhe janë pre e grupeve mafioze’.