Transformohet Balotelli, e pabesueshme çfarë po bën SuperMario

Mario Baloteli ka ndryshuar plotësisht. Sipas medieve franceze, lojtari është përkushtuar maksimalisht që të kthehet në këtë sezon te Nica përsëri në një yll të futbolli botëror dhe të shpërblejë më së miri besimin që i ka dhënë Patrik Vieira i cili mori drejtimin e skuadrës në këtë vit dhe insistoi që sulmuesi të mbetej pjesë e saj.

E përditshmja e qytetit të Nicës,”Matin”, tregon se që kur ka filluar sezoni dhe Balotelli vendosi të rrinte te Nica, ai ka filluar të përqendrohet në maksimum te stërvitja me klubin e tij.

Në javët e fundit, sulmuesi italian ka qenë gjithmonë ndër të parët që është shfaqur në fushën stërvitore, duke qenë aty shpesh që në orën 7:30 të mëngjesit, një veprim që ka lënë gojëhapur edhe shokët e skuadrës përkrah të cilëve kishte luajtur në dy sezonet e fundit.

Mesa duket SuperMario synon të rikthehet në formën e tij më të mirë, për të ndihmuar Nicën dhe kombëtaren e Italisë, e cila ndodhet në një krizë pas moskualifikimit në Botërorin e Rusisë.