Mërgim Mavraj gati të debutojë në derbin e zjarrtë të Greqisë

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj, pritet të debutojë me fanellën e klubit të ri, Aris, në një sfidë shumë speciale, atë ndaj PAOK-ut.

Shqiptari është përfshirë në listë nga trajneri për këtë takim të vlefshëm për Kupën e Greqisë që do të zhvillohet ditën e mërkurë në orën 18:00.

Me shumë gjasa, trajneri i Arisit, Herrera, do t’i japë disa minuta Mavrajt për të bërë debutimin e tij.

Mbrojtësi shtatlartë pritet ta nisë si rezervë këtë përballje, ndërkohë që në stol me shumë gjasa do të përfundojë edhe mesfushori Migjen Basha.